Božična poruka

nadbiskup rok 

Barski nabiskup, monsinjor Rok Đonlešaj uputio je poruku vjernicima povodom katoličkog Božića

Božić 2021

Anđeo nebeski naviješta pastirima, ali naviješta noćas i svima nama: „Ne bojte se! Evo, javljam vam blagovijest, veliku radost za sav narod! Danas vam se u gradu Davidovu rodio Spasitelj – Krist, Gospodin!“ Nama se rodio, za nas se rodio! Zato su nam ove noći srca puna radosti i zato nam oči sjaje posebnim sjajem. Osjećamo na poseban način ljubav, blizinu i milinu Božju. Sve nam to daje ova noć i sveto misno slavlje, kojom želimo Bogu zahvaliti za taj veliki dar – za Krista.

Što je temelj naše radosti i veselja? Veli prorok: Jer dijete nam se rodilo, sin nam je darovan; nazvan je imenom “Savjetnik čudesni, Bog silni, Otac vječni, Knez mira”.

To dijete Krist je Gospodin. To je radosna vijest naše vjere. Čovjek sâm nije kadar izići iz svoje nemoći, slabosti i grijeha. Bog nam zato šalje svoga Sina, svu svoju ljubav i svu svoju nježnost. Objavljuje se pastirima koji su poput njega maleni i siromašni. Za nas se rodio Spasitelj koji daje smisao našem teškom životu, našim žrtvama. Rodio se Spasitelj koji će pokazati da se po predanju i po križu stiže do pravog, punog i vječnoga života. Stoga, ne bojmo se svojih slabosti i svojih nesavršenosti.

Govorimo toliko o krizi i recesiji. Puno je glasova – pa i u Crkvi – kako nam društvo ne ide u dobrome smjeru, kako su se vrijednosti izokrenule, kako cijela zapadna uljudba ide svome neumitnom kraju. U isto vrijeme svatko od nas ima svoje osobne i obiteljske dvojbe, nevolje, poteškoće… A evo, večeras nama Bog po proroku govori: „Narod koji je u tmini hodio svjetlost vidje veliku!“

Možda se i jesmo udaljili od pravih ljudskih i duhovnih vrijednosti i okrenuli leđa svojemu Bogu i svojoj vjeri. Možda smo svojom krivnjom i zapali u tamu grijeha, beznađa, ludovanja i trke za užitkom, potrošnjom i brzom zaradom. Ali, evo, noćas, sve nas obasjava Božja svjetlost! Zato nas večeras opominje i sokoli Apostolova riječ: „Pojavila se milost Božja; odgojila nas da razumno, pravedno i pobožno živimo u sadašnjemu svijetu.“ Milost Krista, čiji zemaljski rođendan danas slavimo, kadra je u nama to proizvesti.

Dragi vjernici, Isus se rodio u nemirno vrijeme. Anđeoska poruka mira pokreće vrhovništva i vlasti ovoga svijeta koji ne žele mir. Jaslice simboliziraju mjesto mira. Svaki čovjek smije uzeti u ruke nebeski dar: Dijete Isusa. On je temelj nade i mira. Za kršćane mir je dar Božji, ali taj dar ne pada s neba. Mir ima svoju cijenu. Treba htjeti, prihvatiti, izabrati i zalagati se za mir. U tome nam je trajno nadahnuće Isusovo mirotvorstvo sadržano u Isusovim blaženstvima i u Govoru na gori.
Samo oni koji grade mir, slave Boga. Mir se gradi dijalogom i argumentima. Ako želimo biti mirotvorci, osnovno je poštivanje svake ljudske osobe. Lako je rušiti, ali je teško graditi. S drugima treba voditi miran, iskren i otvoren razgovor. Ako druge vidimo kao jednakopravne, nećemo dolaziti u iskušenje da se uzdižemo iznad njih. Danas sve religije se diče svojom otvorenošću za dijalog, ali dijalogiziraju samo unutar svojih zajednica, jer drugoga i različitoga nema ni blizu. Slušamo hvalospjeve o vlastitoj toleranciji, a u praksi nema ništa od svega toga.

Oslobodimo se okova grijeha, prestanimo svoj život usmjeravati samo prema zaradi, užitku, nadmetanju, nepoštovanju bližnjih. Ako, uz Božju pomoć, uspijemo se osloboditi tih napasti i toga zla – koliko li je to samo olakšanje, kolika radost. Bog je izvor svakoga dobra, on je mir i čista radost. U njemu i po njemu obične životne stvari postaju izvorom mira i radosti.

Zato noćas i sutra i ovih dana neka nas ispuni Božji mir i Božja radost. Primimo Dijete Isusa u naša srca i tada će radost ove Svete noći ostati kod nas i shvatit ćemo što to znači kad Bog kaže: “Gle, sve stvaram novo i darujem vam novo srce!”

Neka Božji mir i Božja radost budu s nama i među nama, da svi budemo vjerovjesnici Božje ljubavi u svijetu. Sretan i blagoslovljen Božić!

+ Rrok Gjonlleshaj

 

Krishtlindja 2021


Engjëlli i qiellit u shpalli barinjve, por sonte na e shpall të gjithëve: "Mos kini frikë! Ja, unë po ju sjell një lajm të mire: gëzim të madh për mbarë popullin! Sot, në qytetin e Davidit, ju lindi Shëlbuesi – Krishti Zot!“ Ai ka lindur për ne! Kjo është arsyeja pse zemrat tona, në këtë natë dhe në këto ditë janë plot gëzim; kjo është arsyeja pse sytë tanë shkëlqejnë me një shkëlqim të veçantë. Po e ndiejmë dashurinë, afërsinë dhe hirin e Hyjit. E gjithë këtë na e jep kjo Natë e shenjtë dhe Mesha e Shenjtë, me të cilën duam të falënderojmë Hyjin për këtë dhuratë të madhe — për Krishtin. Cili është themeli i haresë dhe i gëzimit tonë? Profeti thotë: "Sepse na lindi një foshnje, fituam një djslë. Për emër do të quhet: «Këshilltar i mrekullueshëm, Hyji i fortë, Atë i amshueshëm, Princ i Paqes».

Ai fëmijë është Krishti Zoti. Ky është lajmi i gëzueshëm i fesë tonë. Njeriu vet, më përpjekje vetanake nuk është një gjendje të dal nga pafuqia e tij, nga dobësitë e tija, nga mëkatet e tija. Për atë, Hyji na dërgon Birin e vet, gjithë dashurinë dhe butësinë e vet. Kjo Foshnje, në të vërtetë, është ai mbi supet e të cilit është fuqia dhe pushteti, e në të njëjtën kohë ai lind si fëmijë i vogël dhe i varfër. Aj ju dëftohet barinjve, të cilët, ashtu si ai janë të vegjël dhe të varfër. Asgjë nuk posedonin, por mbijetonin duke e ruajtur grigjen e huaj. I kanë konsideruar si të fundit, më të fundit. Dhe ja! Bash ata i ka shëndritë drita e mrekullueshme e qiellit, bash atyre Engjëlli ju lajmëron harenë dhe gëzimin e madh – sepse për ta ka lind Shëlbuesi, i cili i jep kuptim jetës ë tyre të vështirë e të mundimshme. Lindi Shëlbuesi i cili do të na dëshmoj se nëpër dorëzim dhe kryq arrihet gjer të amshimi, të jeta e drejtë dhe e plotë. Sepse, ata që në sytë e njerëzve janë të vegjel dhe të përbuzur, janë të mëdhenj në sytë e Zotit.

Prandaj, mos të kemi frikë nga dobësitë, vogëlsia dhe papërsosmëritë tona. Për ne lindi Biri i Hyjit. Kjo është shpresa jonë, vëllezër dhe motra.
Po flasim shumë për krizën dhe recesionin. Ka shumë zëra - edhe në Kishë - se shoqëria jonë nuk po shkon në drejtimin e duhur, se si vlerat janë përmbysur, se e gjithë civilizimi perëndimor po shkon drejt fundit të saj të pashueshëm. Në të njëjtën kohë secili prej nesh i kemi dilemat tona personale dhe familjare, telashet dhe vështirësitë... Dhe ja, Zoti na flet nëpërmjet Profetit: "Populli që ecte në errësirë pa një dritë të madhe!“ Ndoshta jemi larguar nga Zoti dhe nga vlerat e vërteta njerëzore e shpirtrore. Ndoshta nëpërmjet fajit tonë jemi zhytur edhe në errësirën e mëkatit, të pashpresës, çmendurisë dhe garës për kënaqësi, konsume dhe fitime të shpejta. Ndoshta me të vërtetë i kthyem shpinën Zotit dhe fesë tonë. Por këtu, sonte, ne të gjithëve po na ndriçon drita e Zotit! Për atë, sonte na këshillon dhe na nxit fjala e Apostullit (Titit 2:11-14): „U duk hiri i Hyjit që u sjell shëlbimin të gjithë njerëzve. Ai na mësoi t'i biem mohit pabesimit dhe dëshirave të shekullit për të jetuar në këtë botë urtisht, drejtësisht dhe përshpirtërisht, duke pritur shpresen e lume dhe Ardhjen e lavdisë të të madhit Hyj dhe Shëlbuesit tonë, Jezu Krishtit“. Ja pra, hiri i Zotit na fton që, në të ardhmen të mbetemi bij e bija të dritës së Hyjit.

Të dashur besimtarë, Jezui lindi në një kohë të trazuar. Mesazhi engjëllorë i paqes i qorton pushtetarët dhe autoritetet e kësaj bote që nuk duan paqe. Skena e shpelles së betlehemit simbolizon vendin e paqes. Çdo njeri guxon të marrë në duart e tija dhuratën qiellore: Jezusin Foshnje. Ai është themeli i shpresës dhe i paqes.

Për të krishterët, paqja është dhuratë e Hyjit, por kjo dhuratë nuk bie nga qielli. Paqja ka çmimin e vetë. Duhet dashur paqen, duhet pranuar paqen, duhet zgjedhur paqen, duhet të angazhohemi për paqen. Për këtë, frymëzim i përhershëm na është Jezusi paqedashës.

Vetëm ata që ndërtojnë paqen, e lavderojnë Hyjin. Paqja ndërtohet pa emocion, me dialog dhe argumente. Nëse duam të jemi paqedashës, është e domosdoshme të respektojmë çdo qenie njerëzore. Është lehtë të rrënojmë, por është vështirë të ndërtojmë. Më të tjerët duhet të zhvillojmë biseda të qeta, të sinqerta dhe te hapura. Nëse të tjerët i shohim si të barabartë, nuk do të biem në tundim të ngrihemi mbi ta. Sot, të gjitha fetë flasin për dialogun, kur në fakt drejtojnë një monolog. Gjithkush mburret se është i hapur për dialog, por dialogojnë vetëm brenda komuniteteve të tyre, tjetrin që është ndryshe nga ata, nuk e duanë afër. Dëgjojmë vetëm lavdërime për tolerancë, e në praktikë nuk ka asgjë nga kjo.

Kur njeriu lirohet nga prangat e mëkatit, kur pushon ta drejtoi jetën e vetë vetëm drejt fitimit, kënaqësisë, konkurrencës, mosrespektit i të të afërmit, kur njeriu, me ndihmën e Hyjit, në shpirtin e vetë lirohet nga ky tundim e nga kjo e keqe - sa lehtësim do të ndjejë, sa gëzim do të ketë. Ai është ai që përfundimisht do të ketë mëshirë dhe do t'i përmbushë ditët tona me paqen dhe gëzimin e tij.
Për atë, sonte, nesër dhe çdo ditë, le të na mbush paqja e Hyjit dhe gëzimi i Hyjit. Ta pranojmë Jezusin Foshnje në zemrat tona që gëzimi i kësaj Nate të Shenjtë të mbetet me ne, dhe të kuptojmë se çfarë do të thotë kur Hyji thotë: "Ja, unë krijoj çdo gjë të re dhe ju jap një zemër të re!"

Paqja dhe gëzimi i Hyjit qofshin me ne, që të jemi të gjithë lajmëtarët e dashurisë së Hyjit në botë! Për shumë mote Krishtlindja!
+ Rrok Gjonlleshaj

auto klime bakovic 1

allegra

opstina bar

Cerovo

turisticka organizacija bar

enza home

vodovod bar

komunalno

regionalni vodovod novi

luka bar

AD Marina Logo

stara carsija

ave tours

fpep vertical

Klime Baković

djokic

Logo MPF

tobar